Live

Kadijaj, VV-së: Abuzues dhe shkelës të Kushtetutës, marre ju qoftë

12:47 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, në seancën e sotme ka dalur në foltoren e Kuvendit.

Ajo deputetët e VV-së dhe kryesuesin Avni Dehari, i ka quajtur abuzues të Kushtetutës.

“Abuzues dhe shkelës të Kushtetutës. Marre ju qoftë”, deklaroi ajo.

Por, kryesuesi Avni Dehari, ia ndërpreu fjalën asaj.

Sot, deputetët e opozitës u shfaqën më të ashpër në reagimin e tyre karshi veprimeve të udhëheqësit të seancën.

Shpërndaje në

U Kopjua