Live

Kadrijaj kërkon nga VV-ja votim të hapur: Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së

20:38 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë lëndës së tyre, andaj shpreson që VV të mos vazhdojë me votimin e komisionit të fshehtë dhe shkeljen e Kushtetutës.

“Gjykata i dha të drejtë lëndës së AAK-së. Shpresoj që VV-ja të mos vazhdojë me shkelje të Kushtetutës”.

“Të kthehet votimi i hapur, dhe është e drejta e VV-së që ta kandidojë kë të dojë. Është e tyrja që t’i gjejnë 61 vota,” ka thënë Kadrijaj.

Shpërndaje në

U Kopjua