Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës mos konstituimin e deritanishëm të Kuvendit të Kosovës.
Në një konferencë për media, ajo ka theksuar se kjo parti ka nënshkrimet e nevojshme që i duhen.
“Ne kemi mbledhur nënshkrimet që janë të nevojshme, ne i kemi mbledhur dhjetë nënshkrime sa janë të nevojshme, nesër do ta procedojmë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.
“Jemi në përfundim të hartimit, besoj nesër në ora 11:00 do ta procedojmë në Kushtetuese, janë të mjaftueshme dhjetë nënshkrime për këtë procedurë që e ne po e procedojmë në Kushtetuese”.
“Nënshkrues janë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por ne e plotësuam me këto, por kemi pasë mundësi për nënshkrime edhe nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.