Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj para seancës së 50-të tha se nuk e ndërrojnë propozimin për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë, e që është Albin Kurti.
“Nuk ndërrojmë qëndrim, sepse Kurti është personi kyç që e ka bë bllokadën”, tha Kadrijaj, transmeton Klankosova.tv.
Derisa sa i përket takimit Kurti-Limaj, Kadrijaj tha se sipas informatave në media, ata dy u takuan për të mos u dakorduar.
Ndër të tjera ajo tha se nuk do ta votojë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje.