Live

Kadrijaj: VV-ja po e bllokon konstituimin e Kuvendit

12:00 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng Kosovën dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një konferencë për media pas seancës së sotme, ajo ka thënë VV-ja nuk i ka votat e duhura që të ketë vendi institucione të reja.

“Opozita nuk e ka obligim që të sigurojë vota për Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kandidatit të LVV-së. Po dalim shumë mirë këtu po e luajnë rolin e viktimës, një parti e madhe që ka udhëhequr për gjashte vite me vendin po del dhe po viktimizohet para mediave dhe para popullit”.

“Bllokues i konstituimit të Kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje, është absurditet i kohës ku e barazojnë zgjedhjen e kryeparlamentarit me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Kadrijaj. 

Shpërndaje në

U Kopjua