Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas vizitën e saj në Kosovë është duke e vazhduar në Mitrovicë, pikërisht në misionin e EULEX-it atje.
Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, njofton Klankosova.tv.
“Duke filluar një ditë të re me vizitën në qendrën EULEX në Mitrovicë”, shkroi ajo.
Vizita e saj në veri të vendit vjen pas qëndrimit të enjten në Prishtinë ku u takua me liderë të partive politike.
Kallas mes tjerash deklaroi se Bashkimi Evropian ka filluar gradualisht t’i heq masat ndaj Kosovës, njofton Klankosova.tv
