Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, deklaroi sot pas vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut se ka shumë narrativa të ndryshme në lidhje me situatën.
Nga atje, zyrtarja e lartë evropiane tha se njëra palë paraqet një perspektivë, ndërsa tjetra ofron një pikëpamje të ndryshme.
“Prandaj, është e rëndësishme të angazhohemi me njerëzit në terren, “në mënyrë që të shoh se çfarë tjetër mund të bëhet për të siguruar një të ardhme të sigurt për të gjithë në Kosovë”.
” Fola me KFOR-in, EULEX-in për atë që shohin dhe mendoj se ky është një informacion jashtëzakonisht i rëndësishëm për të kuptuar. Sepse shohim që njëra palë po thotë një gjë, tjetra diçka tjetër, por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu po japin një pasqyrë të përshtatshme. Prandaj, është e rëndësishme të flasim me njerëzit në terren për të parë se çfarë më shumë mund të bëjmë për ta bërë të ardhmen të begatë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, tha ajo, shkruan Kossev, transmeton Klankosova.tv
Kallas të enjten tha në një konferencë për media në Prishtinë se Bashkimi Evropian ka nsiur heqjen graduale të masave ndaj Kosovës.
Nga Kosova, ajo vazhdon vizitën në Maqedoni të Veriut ku edhe përmbyll turneun e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.