Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka deklaruar se ëndrra e tij është të shënojë 100 gola për klubin katalanas.
Në ndeshjen e fundit ai ka shënuar dy gola, duke i dhënë fitoren Barcelonës ndaj Gironas.
“Unë kam një ëndërr, dhe ajo është të arrij 100 gola me Barcelonën. Do të ishte fantastike”, deklaroi Lewandowski, raporton Telegrafi.
Aktualisht, sulmuesi 36-vjeçar polak ka shënuar 97 gola dhe ka dhënë 20 asistime për Barcelonën.
Lewandowski ka shënuar 37 gola për Barcelonën në të gjitha garat këtë sezon, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë edhe përkundër moshës.