Live

Kamenicë: Dërgoi veturën për riparim të ulëses, zbulohet marihuanë e fshehur

14:43 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia dje ka pranuar informatë nga një qytetar atje se gjatë riparimit të ulesës së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.

Sipas njoftimit nga policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë dhe vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.

Ndërkohë sot, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë.

Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë”, thotë më tej policia.

Shpërndaje në

U Kopjua