Live

Kandidati për deputet, Ahmetaj: Qeveria Kurti emrin e vërtetë e ka mashtruese e popullit

16:14 / 19 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka thënë se qeveria kukull e Albin Kurtit është qeveri e korrupsionit, shkaktare e largimit të rinisë nga vendi dhe varfërimit të popullatës.

“Asnjë qeveri në udhëheqjen e saj gjer më sot nuk ka bërë gabime më të mëdha se qeveria Kurti. Kosova nuk ka nevojë për një qeveri kukull, por për një qeveri të vërtetë që është në shërbim të qytetarit. Secili qytetar është bindë për ndryshimin e madh, përveç disave që janë vërbuar nga ky magjistar i cili po e qon Kosovën drejt kolapsit. Emrin e vërtetë Qeveria Kurti e ka mashtruese e popullit. Që kur erdhi në pushtet kjo qeveri maskohet dhe ngjyroset nga regjimet e fshehta komuniste të cilat Kosovën e kanë qitë në ankand publik”, ka shkruar Ahmetaj, i cili në këto zgjedhje mban numrin 109 në listën e AAK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...