Live

Kapet kokainë në Prishtinë, bastiset shtëpia e të dyshuarit

10:41 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Njësiti nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve në Prishtinë ka pasur substancë narkotike të llojit kokainë në veturën e një personi të dyshuar.

Sipas njoftimit nga policia, gjatë kontrollit, është kapur kokainë me peshë 0.4 gramë, para të gatshme 380 euro dhe një telefon.

Poashtu bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe më pas, me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së tij.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar edhe 45.6 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një armë me dy karikatorë, 9  fishekë të kal. 9 mm, 8 fishekë të kal. 7.65 , një peshore digjitale, një DVR i kamerave të sigurisë dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua