Live

Kapet me marihuanë, arrestohet shtetasi holandez në Prishtinë

09:03 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:35 minuta ka arrestuar një person, shtetas holandez.

Kjo pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 4.14 gram substancë që dyshohet të jetë narkotike-marihuanë, transmeton Klankosova.tv.

“ Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”,  thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua