Live

Katër persona të zhdukur në tri ditët e fundit në Kosovë, mes tyre edhe një 4 vjeçar

10:05 / 23 Maj 2023

Nga Kosova Live

Katër persona janë raportuar të zhdukur në raportin e fundit 24 orësh të Policisë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë raportuar në Prishtinë, Gjakovë, Istog e Vushtrri.

Siç njofton Policia një baba në Prishtinë ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia të dielën në mbrëmje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë 21.05.2023 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, njofton Polica.

Po ashtu një nënë në Istog ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Edhe ky rast është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR

Istog 18.05.2023 – Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, njofton Policia.

Po të dielën, një baba në Gjakovë ka raportuar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“PERSON I ZHDUKUR

Rr. Ali Ibra, Gjakovë 21.05.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.

Ndërkaq, mbrëmë, një 4 vjeçar është raportuar i zhdukur në Akrashticë të Vushtrrisë. Nëna e fëmijë ka raportuar në Polici se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit.

Kërkimet për katër vjeçarin janë duke vazhduar edhe sot.

“PERSON I ZHDUKUR

Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Shpërndaje në

U Kopjua