Live

Katër të lënduar nga zjarri në Koçan po kthehen në Maqedoni të Veriut

16:33 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se katër pacientë të tjerë që u lënduan nga zjarri në Koçanit janë duke u kthyer dhe do të vazhdojnë trajtimin në klinikën për Kirurgji Plastike dhe Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naum Ohrit”.

Edhe 11 pacientë të tjerë që ishin duke u trajtuar jashtë Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë ende trajtimin jashtë.

Nga katër pacientët që po kthehen njëri prej tyre dje ishte në Sofje, dy të tjerë kthehen sot nga Beogradi dhe i katërti pritet të shkojë nesër nga Sofje.

Sipas Alsat M, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut po monitoron vazhdimisht situatën e pacientëve të lënduar, me qëllim që të sigurojë trajtimin më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimin e mëtejshëm.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, po atë ditë, jetën e humbën 59 persona, ndërsa më 4 prill, më 7 prill dhe 17 prill, vdiqën edhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 62. Nga zjarri mbetën 196 të lënduar që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua