Live

KEK anulon tenderin 137 milionë eurosh, Bajrami: Dyshime për skemë korruptive

11:42 / 04 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK`së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook në lidhje me situatën në KEK.

Bajrami tha se është anuluar dje tenderi 137 milionësh i KEK-ut dhe ka dyshime për skemë korruptive.

“Tenderi për “Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A, me vlerë 137,340,000 Euro, është pezulluar dje, vetëm një ditë para afatit përfundimtar për dorëzimin e ofertave. Ky tender ka ngritur dyshime të forta për muaj me radhë, është zhvilluar në kushte të dyshimta dhe me shkelje procedurale” shkruan Bajrami

Ajo thekson se pezullimi i papritur ngrit pyetje shumë serioze duke renditur disa prej tyre.

“Pse u pezullua në momentin e fundit, kur procesi duhej të përfundonte?Po thuhet se dikush u ankua. Kush u ankua? Ku u ankua? Me çfarë procedure ankohesh dhe ku ankohesh një ditë para kalimit të afatit për dorëzimin e ofertave? Asnjë procedurë ankese nuk ishte paraparë në këtë kohë. A po tentohet të fshihet ndonjë shkelje e mundshme ligjore? pyet Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua