Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas konferencës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me përgjigjen e tij për lutjen e Albin Kurtit për koalicion.
Sipas Kelmendit, Kurti ka bërë lëshim me letër-lutjen ndaj Abdixhikut, ndërsa ky i fundit, siç tha ai, bëri lëshim me ofertën që të bëhen të gjithë bashkë për disa muaj.
Ndonëse pritet edhe qëndrimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, gazetari Kelmendi thotë se topi ka kaluar sërish “nga Lumiri te Albini”, transmeton Klankosova.tv.