Është dita e tyre, e të drejtën për trajtim të dinjitetshëm, dikush po e sheh si çdo ditë tjetër. Kështu nuk po e shënojnë 1 majin punëtorët ditorë që dalin rrugëve të Prishtinës për të kërkuar punë.
Ata nuk kanë kërkesa për sigurime shëndetësore as pagesë të fondit pensional. Thjeshtë duan një pagesë ditore ngase janë lodhur nga trajtimi i kompanive e pagesat e tyre mujore.
Në takimin e gazetarëve të KIKS-it me ta, treguan kushtet edhe pse fillimisht nuk ishin në dijeni që përpara vetes kanë gazetarë sepse nuk preferojnë të flasin para kamerës.
Sapo të ndalet dikush për t’u interesuar për ta, insistojnë për marrëveshje dhe bëhen grumbull në tentim që të fitojnë një ditë pune.
Pagesën e kanë deri në 50 euro ditën, e thonë që janë në gjendje të bëjnë çdo punë.
Në një pikë tjetër në një anë tjetër të kryeqytetit, një punëtorë tjetër thotë që dalin të fitojnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Por punëtori thotë që dakordimin me ata që kërkojnë punë e kanë sipas marrëveshjes.
Por punë nuk është se kanë çdo herë.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë papunësia në vitin 2024 del të jetë 10.7, e dhënë kjo që nuk është që ka lëvizur shumë në dy vitet e fundit, derisa paga mesatare mujore është 570 euro.
Në anën tjetër në 12 vitet e fundit, në vendet e tyre të punës kanë humbur jetën 263 punëtorë, 12 prej tyre në vitin 2024, ndërsa gjatë këtij viti janë 10 raste të vdekjes në vendin e punës, të dhëna këto sipas statistikave zyrtare dhe të dhënave nga sindikatat.