Live

Kërcënimi me bombë në Kuvend – Në vendngjarje del edhe kryeprokurori Zejnullah Gashi

13:24 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pas raportimeve për një kërcënim me bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Lidhur me rastin, ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se kërcënimi është pranuar përmes një SMS-i, dhe menjëherë janë angazhuar njësitë përkatëse.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet,” ka deklaruar Kelani.

Shpërndaje në

U Kopjua