Live

Kërcënimi në Kuvend, Abrashi: Deputetët të ftoheshin të qëndronin në objektin e Qeverisë

11:42 / 05 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Seanca e 42-të konstituive nuk nisi fare.

Kjo për shkak të dyshimit se janë kërcënuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, analisti i politikave nga “Demokracia Plus”, Emir Abrashi në Klan Kosova tha se deputetët duhej të ftoheshin për të qëndruar në objektin e qeverisë.

“Është jokorrekte. Nëse ka vërtetë një sulm, apo një kërcënim për një sulm ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, vetëm këto inate do të duhej të liheshin anash, të paktën të ftoheshin të gjithë deputetët të qëndronin në objektin e qeverisë, derisa të zgjidhej kjo çështje.

“Në anën tjetër, ndoshta është jokorrekte të qëndrosh në objektin e qeverisë, pasi parlamenti dhe qeveria ndodhen në të njëjtin oborr”, tha ai.

Ai shton se këtu sheh një dështim të hallkës së sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua