Live

Kërcënohet me armë një grua në Fushë Kosovë

11:08 / 19 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Një grua ka raportuar se është kanosur me armë zjarri nga një burrë.

Rasti ka ndodhur të premten në Fushë Kosovë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur me armë zjarri”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë copë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua