Live

Kërkesa e SPAK për gjykim, Gjykata e Posaçme vendos sot për dosjen ‘Partizani’

10:14 / 18 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot në orën 09:30, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja e shkallës së parë, Flojera Davidhi, pritet të shpallë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

SPAK ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani” të kalojë për gjykim. GJKKO ka tre mundësi për vendimmarrje: të pranojë kërkesën e prokurorisë, të rikthejë dosjen për plotësim të hetimeve ose të vendosë pushimin e saj.

Për këtë dosje, të pandehur në proces janë pesë persona: Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.

Shpërndaje në

U Kopjua