Live

Kërkohet paraburgim për katër serbët e arrestuar në Gjakovë

10:27 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj katër serbët e arrestuar gjatë ditës së djeshme në këtë qytet.

Të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, dyshohet se me datë 5 prill në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, në bashkëkryerje e duke vepruar në kundërshtim me ligjin për armët, posedojnë armë të ftohta, dhe atë një sopatë, një thikë me këllëf, dhe një thikë sharrë, në atë mënyrë që pas ndalimit nga ana e zyrtarëve policor për shkak se të njëjtit me automjetin e llojit Toyota ngjyrë hiri, i cili drejtohej nga i pandehuri B.R., kishte tejkaluar shpejtësisë në zonën e kufizuar të shpejtësisë dhe pasi ngasësi i veturës gjatë procedimit të rregullt është pyetur nga zyrtarët policor se a posedon diçka ilegale në veturë, i njëjti ishte përgjigjur se nuk ka diçka të jashtëligjshme me vete, ku edhe kishte shprehur dëshirën për kontroll të veturës dhe pas një kontrolle nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur mjetet e mprehta të cekura me lartë, ku te njëjtat të pandehurit i kanë mbajtur gjatë vizitës në mënyrë të organizuar në disa nga Manastiret Ortodokse në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit për media, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Shpërndaje në

U Kopjua