Pas një vrasjeje në Thannhausen në rrethin Günzburg, policia ka arrestuar bashkëshortin 54-vjeçar. Ai dyshohet se e mbyti gruan e tij në shtëpi mëngjesin e së mërkurës.
Policia gjermane e ka arrestuar një 54-vjeçar pasi dyshohet për vrasjen e gruas së tij në Thannhausen, në rrethin e Günzburgut.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se viktima dhe dorasi ishte nga Rahoveci. E ndjera thuhet të jetë Leonora Nurkasa.
Bekim Nukarasa, raportohet të jetë i dyshuari nga mediat në Kosovë për vrasjen.