Live

KFOR-i stërvitet për kontroll të turmave

10:18 / 27 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ushtarët nga Italia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë kryer stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe përballimin e trazirave në Kampin Villaggio Italia.

KFOR-i  bën me dije se qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i sinergjisë dhe koordinimit ndërmjet ushtarëve të kontingjenteve të ndryshme.

Stërvitja ishte planifikuar të ishte sa më realiste duke i dhënë çdo ushtari perceptimin e duhur të mjedisit operacional në rast të protestave dhe trazirave të dhunshme.

Shpërndaje në

U Kopjua