Live

Kina do të heqë sanksionet e BE-së për të përmirësuar lidhjet me Brukselin

16:59 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sanksionet e vendosura nga presidenti amerikan Doland Trump, kanë bërë bashkë Bashkimin Evropian me Kinën.

Kjo e fundit do të heqë sanksionet e BE-së në përpjekje për të riparuar lidhjet me Brukselin.

Kina dhe Parlamenti Evropian janë në “fazat përfundimtare” të diskutimeve rreth heqjes së sanksioneve ndaj ligjvënësve të tij, si pjesë e një lëvizjeje për të hapur derën për përmirësimin e marrëdhënieve midis Pekinit dhe bllokut.

“Diskutimet me autoritetet kineze po vazhdojnë dhe janë në fazat e tyre përfundimtare”, tha një zëdhënës i parlamentit Evropian për Radion Evropa e Lirë, transmeton Klan Kosova.

{Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola “së pari do të informojë udhëheqësit e grupeve pasi autoritetet kineze të konfirmojnë zyrtarisht se sanksionet janë hequr”, shtoi zëdhënësja. “Gjithmonë ka qenë qëllimi i Parlamentit Evropian që të hiqen sanksionet dhe të rifillohen marrëdhëniet me Kinën”.

Diskutimet për heqjen e sanksioneve vijnë teksa Pekini përpiqet të bëjë përparime në sfondin e një lufte tregtare në zhvillim e sipër me administratën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Përballë tarifave prej 145 % nga Shtetet e Bashkuara, tregu më i madh i eksportit të Kinës, Pekini tani po kërkon të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pas viteve të tëra marrëdhëniesh të tendosura me bllokun prej 27 vendesh.

Pekini zbatoi sanksionet në vitin 2021 kundër disa anëtarëve të Parlamentit Evropian pasi Brukseli kishte përdorur masat e veta ndaj zyrtarëve dhe subjekteve kineze për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane, siç janë kazakët etnikë dhe kirgizët, në Provincën Xinjiang të Kinës.

Shpërndaje në

U Kopjua