Live

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses, bllokada ka emër -Albin Kurti

15:29 / 01 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas dështimit të 40-të me radhë të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke fajësuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokadën politike.

Përmes një postimi në Facebook, Koci tha se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është bërë e qartë se përgjegjësia për krizën bie mbi Kurtin, njofton Klankosova.tv.

“Bllokada ka emër: Albin Kurti. Nëse nuk e ndalim, prej 40 do të bëhen 400 dështime – deri në shkatërrimin total të shtetit”, shkroi ai.

Ai paralajmëroi se do të protestojë sërish para Kuvendit, duke e quajtur këtë veprim si një “mision për të çuar deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues”, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj, pasnesër do të jem sërish para Kuvendit – në protestë me një mision të thjeshtë: ta çojmë deri në fund betejën për funksionimin e shtetit dhe respektimin e rendit kushtetues.

A mendoni se duhet të vazhdoj, apo jeni pajtuar me këtë gjendje?

Zgjedhja është në duart tona – ose e pranojmë humbjen, ose e fitojmë të drejtën me jetu në një shtet normal.

Me e pasë një shtet normal.

Çdo like dhe zemër – për mua është përkrahje konkrete; thuajse keni dalë vet në protestë!

Nëse ke vullnetin, je pjesë e këtij misioni.

P.S.

Nëse dikush ka mundësi, ma huazoni një altoparlant (megafon)”, shkroi tutje Koci në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua