Live

Koci: Tashmë s’ka dilemë, Albin Kurti është fajtori kryesor për ngërçin politik

20:18 / 28 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pas takimit të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare – takim ky që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret – ka reaguar me tone të ashpra avokati i njohur Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci e ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur atë si përgjegjësin kryesor për ngërçin aktual politik në vend.

Reagimi:

Turp për Albin Kurtin.

E thërret takimin – dhe del pa reflektim.

Mendon që mundet me na hedhë të gjithëve me truqe të lira.

Kjo nuk është më bindje politike.

Është lojë me Kosovën.

Lojë me popullin. Lojë me durimin.

Tashmë nuk ka dilemë: ai është fajtori kryesor për ngërçin politik.

Një Kosovë e tërë – po don me ia pa sherrin.

Shpërndaje në

U Kopjua