Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka ndarë mirënjohje për Esat Shalën, aktivist në mbledhjen dhe dokumentin e fakteve të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në një postim në Facebook, kjo komunë bën të ditur se në ndarjen e mirënjohjes ishte edhe nënkryetari i qytetit, Sami Lushtaku.
“Me këtë rast, Shalës i është ndarë mirënjohje, në emrin e gjeneralit Lushtaku, me motivacion për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë përmes grumbullimit dhe publikimit të videoxhirimeve autentike të luftës në Kosovë, duke punuar çdo ditë në misionin e tij të shenjtë për zbardhjen e të vërtetës së luftës në Kosovë!”, thuhet në njoftim.
Shala në shkurti të këtij viti solli një video të rrallë. Një video që tregoi ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë një aksioni kundër policisë serbe.