Live

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në FSK realizon me sukses kursin bazë për snajper

14:06 / 08 Maj 2025

Nga Kosova Live

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar me sukses kursi bazë për snajper.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionist në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

“Njëkohësisht, kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmës qitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane”, thuhet në njoftim.

FSK shton se përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, forcimin e njësive të specializuara, dhe rritë numrin e snajperistëve profesionist, të cilët janë të gatshëm për të përmbushur me profesionalizëm detyrat dhe misionet në operacione komplekse dhe sfiduese.

Shpërndaje në

U Kopjua