Mw 13 dhe 14 mars, komisionerja e BE-sw pwr Zgjerim, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë.
Kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, e paralajmëruar që në janar, teksa fliste para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel.
Në konferencën e Mynihut në 16 shkurt të këtij viti, në panelin me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk, komisionerja Kos deklaroi se i Shqipëria ka të gjithë kapacitetet që të përmbyllë procesin e shqyrtimit të grupkapitujve deri në vitin 2027.
Në fjalën e saj, Kos theksoi se sot BE e ka fokusin te siguria dhe paqja në një kohë ku sipas saj kërcënohet nga forca të jashtme, raporton A2 CNN.
Sipas saj, zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vjetësh dhe se tashmë është një moment të ri pozitiv në BE.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, deklaroi ishte duke folur me kryeministrin Edi Rama për të organizuar një ndeshje basketbolli mes një përfaqësueseje të vendeve anëtare të BE-së dhe një përfaqësueseje të vendeve kandidate.