Live

Komisioni Evropian pret një inflacion historik prej 7,6% në vitin 2022

11:20 / 16 Korrik 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Evropian pret që inflacioni në eurozonë të arrijë në një cak historik prej 7,6% në vitin 2022, sipas një parashikimi të ri të publikuar sot.

”Parashikimi është subjekt i pasigurisë së lartë dhe rreziqeve negative”, tha në një deklaratë komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni duke vënë në dukje luftën ruse në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj furnizimit me gaz të Bashkimit Evropian.

Në BE në tërësi, komisioni parashikon që inflacioni të arrijë në 8,6% në vitin 2022.

Në vitin 2023, kjo do të bjerë në 4% për eurozonën dhe 4,6% për BE.

Komisioni Evropian ka mbajtur një projeksion që ekonomia e BE-së do të rritet me 2,7% në vitin 2022, e pandryshuar nga një parashikim në maj.

Në vitin 2023, rritja ekonomike pritet të jetë 1,5%.

Shpërndaje në

U Kopjua