Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën për menaxhimin e mbeturinave sipërfaqësore me kompaninë “Pastrimi”.
Në njoftimin e komunës është thënë se në takimin e sotëm janë diskutuar edhe kërkesat e punëtoreve të kësaj kompanie, të cilët po grevojnë që disa ditë para ndërtesës së komunës.
“Sot është mbajtur një takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të lartë të Kryeqytetit dhe përfaqësuesve të Sindikatës së Punëtorëve të Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi”, ku janë diskutuar kërkesat e parashtruara nga sindikata. Njëra ndër kërkesat kryesore – kontrata për menaxhimin e mbeturinave sipërfaqësore, në vlerë prej 1.5 milionë euro, tashmë është nënshkruar nga të dyja palët. Sa i përket kërkesave të tjera, përfshirë pagesën retroaktive për pesë muaj dhe nënshkrimin e kontratës bazike për shërbime të rregullta të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës, është propozuar që të shqyrtohen mundësitë për zgjidhje brenda kompetencave ekzekutive dhe legjislative të Kryeqytetit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e komunës.
Njoftimi i plotë: