Live

Konfirmohet raportimi i Klan Kosovës: I riu vdiq nga lëndimet në vendin e punës

08:47 / 06 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pak orë më herët Klan Kosova ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, konkretisht në fabrikën e tullave, ku një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra aty.

Ky raportim u konfirmua nga policia përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjakovë dhe pastaj në QKUK.

“Mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20 të datës 06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Shpërndaje në

U Kopjua