Live

Koronavirusi ia merr jetën një gruaje në Fushë-Kosovë

15:01 / 24 Maj 2023

Nga Kosova Live

Një grua nga Fushë Kosova, pjesë e grupmoshës 30-39 vjeç, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Kështu është bërë e ditur nga IKSPHK-ja, në databazën e të dhënave për raportin ditor lidhur me Covid-19.

Përgjatë 24-orëve të fundit, janë konfirmuar shtatë raste me koronavirus.

Qeveria ka marrë vendim përgjatë mbledhjes së sotme për largimin e masave anti-Covid.

Shpërndaje në

U Kopjua