Live

Kosova dhe Turqia me synime dhe interesa të përbashkëta në fushën e mbrojtjes

20:41 / 11 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka njoftiuar se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Shefin e Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralmajor Subutay Adaș.

“Gjersa jemi në vigjilje të njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministri falënderoi Gjeneralin Adaș që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me theks të veçantë shprehu mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes.

“Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, theksoi ministri Maqedonci.

Shpërndaje në

U Kopjua