Live

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas rasteve më sëmundjen “Gjuha e Kaltër”

17:48 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i kafshëve të gjalla dele dhe dh inga Maqedonia e Veriut, pas konfirmimit të prezencës së sëmundjes “Gjuha e Kaltër”.

Në njofitmin e AUV thuhet se kjo është bërë me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundje në vendin tonë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot,  ka vendosur masën ndalese se pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi. Njëkohësisht apelohen të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bigëtit në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre. Të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend. Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”, thuhet në njoftim.

Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.

“Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura  dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarian”, ka sqaruar AUV.

Shpërndaje në

U Kopjua