Live

Kosova përfiton mbi 6 milionë euro grante investive nga WBIF

10:05 / 27 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Ministrja në largim e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur Kosova ka përfituar mbi 6 milionë euro grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), duke e bërë Kosovën njërën nga vendet përfituese të Ballkanit Perëndimor.

Hoxhaj ka njoftuar Komiteti Drejtues i WBIF i ka miratuar aplikacionet e Kosovës  për grante në mbledhjen e 20-të të datës 25-26 qershor 2019, në Berlin.

Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e WBIF-granteve në implementimin e projekteve që kanë për synim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve strategjikë siç është energjia, transporti, mjedisi, si dhe zhvillimi i sektorit social dhe privat.

Më tej, Ministrja Hoxha shtoi se “Ministria në largim e Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore të cilat marrin pjesë përmes huadhënies, koordinoi procesin e përgatitjes së aplikimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të thirrjes së 21-të për grante të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministrja Hoxha si koordinatore kombëtare e fondeve IPA-s, do të vazhdojë të koordinojë asistencën zhvillimore në Kosovë me qellim të implementimit të reformave që e sjellin vendin më afër Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua