Live

KQZ emëroi rreth 220 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

15:17 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, bëri të ditur se të gjithë anëtarët kanë kaluar procedurat ligjore për këtë proces, përcjell eo.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

Shpërndaje në

U Kopjua