Live

KQZ-ja me njoftim me rëndësi për votuesit nga këto katër komuna

10:52 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve tw 12 tetorit, ka miratuar 945 Qendrat e Votimit, të cilat do të shfrytëzohen për votim

Në mesin e tyre, janë përfshirë edhe qendra të reja për votim, pas kërkesave të paraqitura nga qytetarët dhe pas vlerësimit se disa nga qendrat ekzistuese mund të lirohen nga numri i madh i votuesve.

“Çdo votues, duke vizituar platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org mund të informohet për këtë ndryshim, Qendrën e Votimit ku është caktuar të votojë më 12 tetor dhe nëse dëshiron ta paraqesë online kërkesën për ndryshim të saj brenda komunës deri më 29 gusht 2025”.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë ndryshimet që përfshijnë disa Qendra Votimi të komunave: Pejë, Ferizaj, Istog dhe Lipjan, transmeton Klankosova.tv.

ISTOG – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Istogut, do të hapet 1 qendër e re për votim, si në vijim:

  • Objekti i ri i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, i cili ndodhet në qytetin e Istogut, në rrugën “UÇK, nr. 147”, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën e Mesme e Lartë “Haxhi Zeka”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Istogut.

LIPJAN – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Lipjanit, do të hapet 1 qendër e re për votim, si në vijim:

  • Shkolla Fillore “Ismail Luma”, e cila ndodhet në lagjen “Jeta e Re”, në qytetin e Lipjanit, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt në ditën e zgjedhjeve. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Vëllazrit Dameneku”, e cila ndodhet në fshatin Topliqan.

PEJË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Pejës, do të hapen 4 qendra të reja për votimit, si në vijim:

  • Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Hil Mosi”, e cila ndodhet në fshatin Jabllanicë të Vogël, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar votuesit e rinj që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe qytetarët me të drejtë vote nga fshatrat Jabllanicë e Madhe dhe Jabllanicë e Vogël, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Lidhja e Pejës”, në fshatin Novosellë.
  • Universiteti “Haxhi Zeka”, i cili ndodhet në qytetin e Pejës, në rrugën “UÇK”, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrën ekzistuese të votimit të vendosur në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Pejës.
  • Shkolla e Mesme e Mjekësisë, e cila ndodhet në qytetin e Pejës, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në qendrat ekzistuese të votimit të vendosura në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Asdreni” dhe në Shkollën Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, të cilat gjithashtu ndodhen në qytetin e Pejës.
  • Shkolla e Fillore e Mesme e Ulët “Rilindja”, e cila ndodhet në fshatin Lutogllavë të komunës së Pejës, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të shfrytëzohet për votimin e rregullt. Në këtë Qendër Votimi, KQZ ka caktuar një pjesë të votuesve të rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe një pjesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët në proceset e kaluara ishin caktuar të votonin në fshatrat Trestenik dhe Zahaq.

FERIZAJ – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në Zgjedhjet Lokale 2025, në komunën e Ferizajt, do të mbyllet 1 Qendër Votimi, si në vijim:  

  • Shkolla Fillore e Mesme e Lartë “Shaban Hashani”, e cila ndodhet në qytetin e Ferizajt, nuk do të shfrytëzohet për votim në Zgjedhjet Lokale 2025. Të gjithë votuesit e rinj, nga zona përreth, që arrijnë moshën për të votuar për herë të parë dhe qytetarët me të drejtë vote që në zgjedhjet e kaluara ishin caktuar të votonin në këtë Qendër Votimi, në Zgjedhjet Lokale 2025 do të mund votojnë në objektin afër, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjon Serreçi”, e cila gjithashtu ndodhet në qytetin e Ferizajt.

Shpërndaje në

U Kopjua