Live

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja në orën e parë të votimit në Shqipëri

10:54 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka publikuar shifrat e para për pjesëmarrjen në zgjedhjet që po mbahen sot.

Në orën e parë të votimit që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 1.81% nga 937 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje të lehtë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja në orën e parë të votimit ka qenë 3.37%.

Shpërndaje në

U Kopjua