Live

Krasniqi: Duhet ta ndalim tendencën e sjelles brutale nga policia e Kosovës

20:09 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, vdekje që tronditi opinionin publik, duke ngritur dyshime serioze për tejkalim të autorizimeve nga ana e Policisë së Kosovës, profesori Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për rrezikun e institucionalizimit të dhunës brenda organeve të sigurisë.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj tendencave të ngjashme që mund të shfaqen edhe në Kosovë.

“Nëse policia lejohet të sillet brutalisht ndaj një pjese të qytetarëve, një pakice etnike a fetare, me kohë ajo fillon e sillet keq ndaj të gjithëve. Ne duhet ta ndalim tendencën e tillë në policinë e Kosovës. Shikojeni rastin më të ri të policisë në Serbi: ajo po bën terror mbi protestuesit serbë. Ajo polici është dresuar të bëjë terror e krime ndaj joserbëve, serbët janë pajtuar, ose kanë heshtur. Tash po ajo polici u është drejtuar vetë serbëve.” – shkroi Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua