Live

Krasniqi për insistimin e Deharit për votim të fshehtë: Metodë tjetër për të vazhduar bllokadën

12:26 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka komentuar propozimin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët.

Sipas Krasniqit, ky nuk është propozim për të tejkaluar ngërçin por një tjetër mënyrë për të vazhduar bllokadën, transmeton klankosova.tv.

”Propozimi arbitrar i kryesuesit të seancës konstituive për votim të fshehtë, ndonëse rendi i ditës ishte caktuar më herët nga kryetari i legjislaturës së kaluar në marrëveshje me përfaqësuesit e subjekteve politike, ka një synim të vetëm: të shmangë dështimin e kandidates së tij për të siguruar mbështetjen e deputetëve. Ky nuk është një propozim për të tejkaluar ngërçin, por thjesht një metodë tjetër për të vazhduar bllokadën”.

Shpërndaje në

U Kopjua