Live

Krasniqi: Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojë askush, unë e kam parë

21:02 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

Krasniqi në emisionin ‘Pressing‘ në T7 është shprehur se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votua.

“Nëse ai heq dorë prej njohjes së ndërsjellë, është si me heq dorë prej shtetësisë së Kosovës. Është diçka e papranueshme. Ashtu siç është sot plani franko-gjerman, nuk do të pranohet nga askush”, ka thënë ai.

“Drafti aktual i këtij që është sot, nuk besoj që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu. Nuk është përgjegjësi e imja me tregu. Ai draft i është dorëzuar kryeministrit dhe presidentes“, ka deklaruar kreu i PDK-së.

Tutje, Krasniqi tha se duhet të shfrytëzohen plane të tilla që ne të përkushtohemi në realizimin e objektivave të Republikës së Kosovës, pasi që sipas tij, përndryshe ky plan nuk duhet të pranohet.

“Plani sot me qenë mere ose leje, është leje. Por, plani si i tillë duke u bazuar nga përvojat në të kaluarën, duke u bazuar në përvojat që i kemi pas, që kanë filluar shumë keq dhe pastaj janë bërë të pranueshme, unë mendoj që duhet të shfrytëzohet, në mënyrë që të përkushtohemi që t’i realizojmë objektivat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua