Live

“Krejt kapak”, Milot Hasimja me projekt të ri nga e hëna në Klan Kosova (VIDEO)

11:32 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Milot Hasimja në “Weekend” Klan Kosova ka folur për emisionin më të ri që sjell ai “Krejt Kapak”.

I veshur me pizhame, Hasimja dha detaje rreth emisionit, duke bërë të ditur se rrëfimi i parë vjen nga Gjeravica.

“Kam me u mundu me sjellë rrëfime në storje, qoftë një bletarë apo një zhytës. rrëfimi i parë është nga Gjeravica një destinacion botëror, vetëm para një jave atje e kemi pasur një nga skiatorët më të mirë botërorë, gazetarë të BBC, Fiancial Time, National Geograpich që i kam taku atje ”, tha Hasimja.

Emisioni “Krejt Kapak me Milotin” do të fillojë të hënën nga ora 22:15.

Shpërndaje në

U Kopjua