Live

Krijohen kolona të gjata pas dy aksidenteve në Vragoli

19:19 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kolona të shumta janë shkaktuar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në Vragoli të Fushë Kosovë.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen aksidentet që kanë ndodhur dhe dyshohet se janë të përfshira disa vetura në të dyja rastet.

Një lexues për Klankosova.tv  ka thënë se janë krijuar kolona të shumta pas këtyre aksidenteve.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rastin në fjalë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Shpërndaje në

U Kopjua