Live

Krimi i rëndë në Prizren, nga QKUK-ja flasin për gjendjen shëndetësore të 11-vjeçares

09:30 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren.

M. Gorenc, dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën e tij 15 vjeçare S.Gorenc.

Plagë nga thika ka marrë edhe vajza tjetër e të dyshuarit, e cila është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në QKUK.

Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, për Klankosova.tv ka folur drejtori i QE-së, Naser Syla.

Syla tha se gjendja e saj është stabile.

“Duke u trajtuar është tek ne. Ta shohim pas ekzaminimeve ku do ta dërgojmë. Sipas të gjitha gjasave në ORL do të shkojë”, tha Syla.

Shpërndaje në

U Kopjua