Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe Qëndrim Zybën.
Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec, paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.
Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në fitoren kundër Slavia Pragës.
Detajet lidhur me këtë ftesë, por edhe për listën e futbollistëve dhe pritjet e tij nga ky grumbullim, Foda do t’i japë nesër në konferencën për media, e cila mbahet në orën 12:00, në hotel ‘Emerald’.
Ndërkohë, Dardanët do ta zhvillojnë stërvitjen e parë, të hënën, në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali.