Live

KRU “Prishtina”: Asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësit

15:04 / 23 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka folur për manipulimet që po bëhen me ujëmatësit apo vulën e ujëmatësit.

Në një postim në Facebook, KRU “Prishtina” shton se asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësin apo vulën e ujëmatësit.

“Në rast se ujëmatësi apo vula/pllomba manipulohen nga konsumatori, KRU ‘Prishtina’, pas konstatimit të një veprimi të tillë, do t’ia ndërpres atij konsumatori shërbimet e ujësjellësit. Brenda pesë ditëve të punës nga data e zbulimit”.

Poashtu, KRU “Prishtina” thekson se do të iniciojë procedurë gjyqësore në gjykatën kompetente ku do të vlerësohet edhe dëmi i shkaktuar nga konsumatori për mbulimin e shpenzimeve të riparimit të ujëmatësit dhe/ose vulës( pllombës), faturimin për konsumin e vlerësuar të ujit që konsiderohet se është konsumuar nga konsumatori e nuk është regjistruar në ujëmatës, si dhe vlerësimi i ujit të konsumuar do të bëhet në bazë të konsumit të periudhës korresponduese në vitin paraprak.

Shpërndaje në

U Kopjua