Në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është shfaqur mbrëmë një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”, duke iu referuar Albin Kurtit.
Por, sot dikush ka dalë dhe e ka mbuluar me ngjyrë grafitin kundër kryeministrit në detyrë.
Ndryshe, mbrëmë pak kohë pasi fotografia e grafitit u publikua nga mediat, në vend të ngjarjes doli Policia.
Kurti shprehjen “hajvan” e kishte përdorur në ditën e zgjedhjeve, pak pasi dolën rezultatet e para preliminare.
Ai teksa fliste në shesh para mbështetësve të tij, me atë fjalë iu drejtua opozitës – ndërsa tani fjalët e tij – duket se janë rikthyer si mesazh nga qytetarët kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.