Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka arritur në Uashington për të takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Arsyeja e kësaj vizite është pasi pritet që Meloni dhe Trump të bisedojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë edhe tensionet tregtare me BE-në.
Që kur Presidenti i SHBA-s Donald Trump vendosi tarifën prej 20% ndaj Bashkimit Evropian, Meloni është liderja e parë europiane që viziton Uashingtonin.
Tarifa tanimë është e pezulluar për 90 ditë, duke i dhënë një mundësi BE-së dhe SHBA-së për të negociuar.